Flamurtari gjunjëzon edhe KEK-un, kryeson në Superligë

Futboll

Flamurtari gjunjëzon edhe KEK-un, kryeson në Superligë

Nga: Kemajl Goca Më: 2 shtator 2018 Në ora: 18:34
Pamje nga një ndeshje

Flamurtari i Prishtinës vazhdon me fitore të njëpasnjëshme në elitën e futbollit të Kosovës. Kuqezinjtë regjistruan fitoren e tretë rresht, kësaj radhe e mundën me rezultat minimal 1:0 KEK-un nga Kastrioti, në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin e Flamurtarit. Në minutën e 81-të, Agron Bruqi vulosi fitoren e madhe të ‘flamurtarëve’ dhe njëherësh janë lider i Superligës.

Kryetrajneri Arsim Thaçi ka një mijë e një arsye që të jetë sikurse në qiellin e shtatë sepse pak kush e kishte pritur se në tri ndeshjet e para do të arrijnë po aq fitore, për faktin se në hapje e mundi me 1:0 Ferizajn, pastaj në Gjilan poshtëoi  me 3:1 kampionin në fuqi Dritën dhe së fundi e mposhti me 1:0 KEK-un. Flamurtari është në formë të mirë dhe tani ka sërish ndeshjen si vendas, me skuadrën me renome Lirinë nga Prizreni. Është një rast i mirë për kuqezinjtë që të vazhdojnë me fitore të njëpasnjëshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat