Manchester Utd i kthehet fitoreve, një penallti e humbur e një i skuqur! Tottenham tronditet

Futboll

Manchester Utd i kthehet fitoreve, një penallti e humbur e një i skuqur! Tottenham tronditet

Nga: Kemajl Goca Më: 2 shtator 2018 Në ora: 18:52
Ilustrim

Manchester Utd i kthehet fitoreve, duke e mundur me 2:0 Burnley-n vendas. Ndeshje e fortë dhe me një karton të kuq e një penallti të humbur. Kreatorë i fitores është Romelu Lukaku, duke i sjellë edhe buzëqeshjen trajnerit Jose Mourinho. Lukaku shënoi dy herë, në minutën e 27-të, kur me kokë tundi portën e vendasve dhe në atë të 44-tën, nga afërsia thelloi fitoren në 0:2. Në minutën e 69-të, Paul Pogba dështoi nga penalltia, pasi që gjuajtjen e tij e priti portieri Hart.

Dy minuta me vonë (71’) Rashford i Manchester Utd u ndëshkua me karton të kuq, pasi goditi me kokë një lojtar rival. Manchester Utd është në pozitën e 10-të me 6 pikë, kurse Burnley i 19-ti me 1 pikë. Tottenham tronditet duke pësuar humbje në udhëtim me 2:1 nga Watford. Deeney (69') e Catgcart (76') shënuan për Watford dhe Doucoure (53') për Tottenhamin.

Kjo ishte humbja e parë për Tottenhamin dhe fitorja e katërt rresht e Watford . Watford renditet në vend të tretë me 12 pikë, kurse Tottenham është i pesti me 9 sosh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat