Neymar preferon kalimin te Chelsea ose Arsenali

Futboll

Neymar preferon kalimin te Chelsea ose Arsenali

Më: 2 shtator 2018 Në ora: 19:58
Neymar është ndër emrat më të përfolur në vitet e fundit (Getty Images)

Ylli brazilian, Neymar, do të donte të shkonte në kryeqytetin anglez, Londër, në rast se largohet nga Paris Saint-Germain.

Neymar u transferua në verën e vitit 2016 nga Barcelona te PSG për një shifër rekord prej 222 milionë eurosh.

Megjithatë, thashethemet për të ardhmen e tij nuk janë ndalur asnjëherë, dhe sulmuesi ka qenë i lidhur vazhdimisht me skuadra të mëdha, si Real Madridi.

Përveç Mbretërve, është folur edhe për një interesim të dy skuadrave të mëdha angleze, Manchester Unitedi dhe Manchester City.

Por, sipas mediumit anglez Daily Express, Neymar do të preferonte të transferohej te Chelsea ose Arsenali në vend të Cityt.

Kjo zgjedhje do të vinte nëse ylli brazilian do të kalonte në Ligën Premier, kampionat ky që e josh në mas të madhe.

25 vjeçari është një tifoz i madh i Londrës dhe ka vizituar kryeqytetin anglez tre ose katër herë në 12 muajt e fundit.

Kontrata e tij me Paris Saint-Germain është deri në vitin 2022, por ka pasur thashetheme të përsëritura që ai mund të largohet nga Ligue 1 para kësaj kohe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat