Ronaldinho: Do doja të luaja me Coutinhon, Messi më i miri në histori

Futboll

Ronaldinho: Do doja të luaja me Coutinhon, Messi më i miri në histori

Më: 3 shtator 2018 Në ora: 00:43
Ronaldinho

Ronaldinho shpreson që Lionel Messi të luajë edhe për dhjetë vite dhe se argjentiasi është lojtari më i mirë në botë sipas tij.

Por, legjenda braziliani ka thënë se është Philippe Coutinho lojtari më të cilin do donte të luante gjatë karrierës së tij.

“Unë nuk ishte kurrë ai që shikon futboll shumë, apo 90 minuta të plotë. I shikoj momentet më të mira, golat, ky është edhe futbolli. Disa herë të shkon mirë, disa herë jo, ky është futbolli”.

Ndërsa për më të mirin në histori braziliani nuk ka dyshim se kush është:

“Ai është më i miri në histori, pa dyshim. Askush nuk e ka bërë atë që Messi e ka bërë. Shpresoj që ai të luajë edhe për 20 vite. Mendoj se kur ai të largohet, askush nuk do të jetë në gjende të marr numrin 10 të Leos”.

“Për mua nuk është pyetje kush është më i kompletuar, është çështje shije. Preferoj stilin e Messit”.

“Ka shumë lojtarë me të cilët nuk kam luajtur dhe do doja të luaja me ata. Coutinho është njëri. Iniesta dhe ai janë dy lojtarë të mëdhenj. Secili ka stilin e vet të lojës, por mendoj se Coutinho do të jetë një nga më të mirë në botën e futbollit. Ai tashmë është, por ai do të jetë edhe më shumë në të ardhmen”, ka thënë Ronaldinho.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat