Suarez: Nuk kanë rëndësi golat e mi

Futboll

Suarez: Nuk kanë rëndësi golat e mi

Më: 3 shtator 2018 Në ora: 10:29
Sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez

Sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez, mbrëmjen e djeshme ka arritur të shënojë dy gola të rëndësishëm në karrierën e tij në fitoren e thellë 8-2 kundër Huesca.

Por uruguajani është treguar shumë modest duke thënë se ajo që ka rëndësi është fitorja e Barcelonës dhe jo vetëm golat që ai shënojë.

“Më e rëndësishmja është se golat e mi ndihmuan skuadrën për të fituar”, ka thënë Suarez pas ndeshjes.

“Pak nga pak ne po kapim ritmin tonë. E filluam pak përgjumshëm, por goli i Huescas në bëri që të reagojmë”.

“E vërteta është se kur shënon dëshiron të festosh dhe adrenalina e golin të largohet pak nga VAR-i, por tani gjyqtarët nuk gabojnë”.

“Është gjithmonë e rëndësishme të jesh në krye, por sezoni vetëm sa ka filluar dhe ne duhet të jemi gati për çdo gjë që vjen”, shtoi Suarez.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat