Leo Messi lihet jashtë treshes më të mirë nga FIFA

Futboll

Leo Messi lihet jashtë treshes më të mirë nga FIFA

Më: 3 shtator 2018 Në ora: 13:29
Lionel Messi

Lionel Messi për herë të par pas më shumë se 12 vitesh është lënë jashtë treshes për më të mirin e botës të zgjedhur nga FIFA.

Luka Modric, Antonie Griezmann dhe Cristiano Ronaldo janë tre futbollistët e nominuar për çmimin “FIFA The Best Player Award”.

Kroati fitoi Ligën e Kampionëve me Real Madrid dhe arriti deri në finale të Kupës së Botës me Kombëtaren.

Francezi në anën tjetër triumfoi në Rusi me Kombëtaren dhe fitoi Europa Ligën me Atletico Madridin.

Ndërsa portugezi ishte gati perfekt në përformancën e tij në Ligën e Kampionëve me Real Madrid.

Lënja jashtë e Messit ka krijuar shumë reagime në mediat sociale dhe më gjerë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat