Pas dorëheqjes së Sulejman Starovës, drejtuesit e klubit të futbollit Feronikeli nga Drenasi, menjëherë kanë emëruar kryetrajnerin e ri. “Klubi njofton që ka arritur marrëveshje me trajnerin e mëparshëm të Feronikelit, Zekirija Ramadani, i cili do ta udhëheqë klubin në luftën për titull. Marrëveshja me Ramadanin është arritur dhe ai do ta fillojë drejtimin e klubit brenda pak ditësh. Me këtë marrëveshje klubi synon që t’i rikthejë ditët e arta, meqë Zekirija Ramadani i njeh lojtarët, pritjet dhe nivelin e përgatitjes së skuadrës sonë dhe e di që synimi kryesor i klubit është marrja e titullit të kampionit”, bëhet e ditur nga KF Feronikeli.