Serbi sheh ëndrra me syçelë, tregon pse shqiptarët nuk mund të luajnë për C. Zvezdën

Futboll

Serbi sheh ëndrra me syçelë, tregon pse shqiptarët nuk mund të luajnë për C. Zvezdën

Nga: K. Goca Më: 3 shtator 2018 Në ora: 19:11
Zvezdan Terziq

Klub i futbollit Cërvena Zvezda nga Beogradi, duket se janë në siklet para ndeshjes së 6 nëntorit, ku në Beograd ndeshen me Liverpoolin. Jo vetëm frikën që kanë nga Liverpooli por janë edhe në panik nga djaloshi nga Kosova, Xherdan Shaqiri, se nëse ai zbarkon në fushë dhe shënon, a thua çfarë do të ndodhë në Beograd dhe në Serbi?

Kaq herët klubin autsajder e ka kap sikleti siç është C. Zvezda në grupin C të Champions League sepse ka rival si Napolin, PSG-në dhe Liverpoolin. Nga ana tjetër, në një intervistë për mediat serbe drejtori i përgjithshëm i Crvena Zvezdës, Zvezdan Terziq, ka treguar se për se shqiptarët nuk mund të luajnë për ekipin e tyre.  “Nuk ka të bëjë me qëndrimin tim personal ndaj futbollistëve shqiptarë. Jam I bindur se ai nuk do të kishte pasur ambient të mirë për stërvitje dhe punë. Crvena Zvezda ishte dhe mbetet klub serb, ndërsa Partizani ishte klub jugosllav. Ne nuk mund ti ndryshojmë disa rregulla.

Personalisht nuk do të kisha mundur të imagjinojë ndonjë shqiptarë të luante për Crvena Zvezdën”, ka thënë Terziq. Por Terziqi e di fort mirë se asnjë shqiptarë që ka gjak shqiptari nuk do ta vesh fanellën e klubit famëkeq. Asnjë shqiptar nuk është i krisur që të luajë për një klub të tillë! C. Zvezda njihet me provokime, siç ndodhi herën e fundit, kur futbollistët e kësaj skuadre këndonin këngë nacionaliste, se Kosova është shpirti i tyre. Fundja, Terziqi apo ky serb sheh ëndrra me syçelë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat