Flet trajneri i Izraelit, Herzog: Shqipërinë e njoh mirë, kanë ekip teknik

Futboll

Flet trajneri i Izraelit, Herzog: Shqipërinë e njoh mirë, kanë ekip teknik

Më: 3 shtator 2018 Në ora: 20:04
Andeas Herzog

Izraeli i ka synimet e qarta në turneun e ri të Ligës së Kombeve. Paraqitje e mirë dhe më pas kualifikim për në Euro 2020. Ky duket se do të jetë objektivi për skuadrën izraelite. Por rruga nis pikërisht me një sfidë shumë të vështirë siç është ajo me Shqipërinë, që do të luhet të premten më 7 shtator në orën 20:45 në “Elbasan Arena”. Trajneri i përfaqësuese së Izraelit, Andreas Herzog, ka dalë në një konferencë për shtyp këtë të hënë, i shoqëruar dhe nga Drejtori Sportiv i ekipit kombëtar, Wiley Rotenstiener.

“Liga e Kombeve fillon tani. Ky turne është diçka e re për çdo ekip, nuk ka lojëra miqësore. Ne do t`a nisim kundër Shqipërisë, kjo është një mundësi e mirë që ne të lëvizim nga grupi C në B. Gjithashtu kjo është një tjetër mundësi e shkëlqyer për t`u kualifikuar për Euro 2020. Ne duam të kualifikohemi në “play-off”, finalja do të jetë në vitin 2020. Por ne duhet të përqëndrohemi në ndeshjen e ardhshme në Shqipëri”-tha Drejtori Sportiv i ekipit Kombëtar të Izraelit.

Ndërkohë trajneri, Andeas Herzog, tha se Shqipëria është një ekip i mirë, teknik dhe i shpejtë. Sipas tij duhet që këtë turne ta nisin me këmbën e mbarë, pasi ai nuk do të pranonte humbjen.

“Shumica e lojtarëve janë grumbulluar. E rëndësishme është t`a nisim me këmbën e djathtë turneun. Ne duhet të gjejmë ekuilibrin e duhur gjatë trajnimit sepse është fillimi i sezonit dhe jo të gjithë futbollistët janë njësoj. Këto janë të gjitha ndeshje finale ku duhet të jepet çdo gjë. Unë urrej të humbas dhe më pas t`a kaloj përgjegjësinë te lojtarët e mi. Ne duhet të kemi mentalitet fituesi, si mentaliteti im. Shqipëria është një ekip që ka bërë përparim të madh. Ata u kualifikuan në Euro 2016. E njoh mentalitetin e tyre, është një ekip i mirë, i shpejtë dhe teknik”-ka thënë trajneri i Izraelit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat