Messi: Këtë vit e duam Ligën e Kampionëve

Futboll

Messi: Këtë vit e duam Ligën e Kampionëve

Më: 4 shtator 2018 Në ora: 00:38
Lionel Messi

Lionel Messi ka treguar synimet e Barcelonës për të fituar këtë sezon trofeun më të madh evropiane për ekipe, Ligën e Kampionëve.

Ylli argjentinas do të fitojë këtë vit trofeun e Ligës së Kampionëve me Barcelonën.

Eliminimi i vështirë nga sezoni i kaluar ende i lëndon lojtarët e Barcelonës dhe ata janë të etur për ta shpëtuar veten këtë sezon.

“Këtë vit ne duam Ligën e Kampionëve”, ka thënë fillimisht Messi për Radio Catalunya.

“Ne jemi eliminuar në çerekfinale në tre vitet e fundit dhe herën e fundit ishte më e keqja, sepse arritëm në Romë me një rezultat pozitiv në favorin tonë”.

“Duhet të fitojmë garën … për klubin, ekipin, mbështetësit”.

“Ndërsa kemi një skuadër kaq spektakolare, ne mund të garojmë për titullin”, përfundoi ylli argjentinas.

Ndryshe, Barcelona gjendet në grup me Tottenham Hotspur, Interin dhe PSV-në.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat