Kosova mobilizohet kundër Azerbajxhanit dhe Ishujve Faroe

Futboll

Kosova mobilizohet kundër Azerbajxhanit dhe Ishujve Faroe

Më: 4 shtator 2018 Në ora: 10:55
Kosova mobilizohet kundër Azerbajxhanit dhe Ishujve Faroe

Pas homazheve te varri i presidentit Vokrri, Kombëtarja A mbajti seancën e parë stërvitore në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet. Një stërvitje jo edhe me intensitet të lartë, por me fokus në mbrojtje dhe me kundërzbritje. Challandes paradite në konferencën për media theksoi se do të punojë shumë në repartin mbrojtës duke marrë parasysh mungesën e mbrojtësve dhe se është i përcaktuar që ta ngrisë nivelin e Kombëtares në përgjithësi. Pas stërvitjes së parë disa nga futbollistët u shprehën:

Samir Ujkani, kapiten, tha: Është kënaqësi të stërvitësh në stadiumin “Fadil Vokrri”, ndërsa po e ndjejmë madhështinë e tij këtu që aq shumë dëshironte që të luanim këtu. E vështirë pa te, por ne do të luajmë e do të angazhohemi maksimalisht për te dhe për gjithë Kosovën. Atmosfera në mesin tonë është mjaft e mirë dhe ne besojmë shumë që do të kemi rezultate të favorshme.

Arbër Zeneli, futbollist, shprehet: "Patëm stërvitjen e parë e cila kaloi mjaft mirë. Po koordinohemi gjithnjë e më shumë dhe më mirë. Do të punojmë me intensitet më lartë gjatë këtyre ditëve në mënyrë që të jemi plotësisht të gatshëm për ndeshjen me Azerbajxhanin".

Benard Berisha, futbollist, theksoi: "Më në fund jemi në shtëpinë tonë, në stadiumin që e mbanë emrin e legjendës “Fadil Vokrri”, që ai e dëshironte shumë këtë stadium. Në stërvitjen e parë punuam mirë dhe do të koordinojmë bashkëveprimet tona dhe unë besojë se të gjithë ne duam që të shënojmë rezultate të mira".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat