Skandal, MUP i Serbisë ka mbledhur të dhëna për futbollistët shqiptarë të Zvicrës

Futboll

Skandal, MUP i Serbisë ka mbledhur të dhëna për futbollistët shqiptarë të Zvicrës

Nga: K. G. Më: 4 shtator 2018 Në ora: 12:26
Xhaka e Shaqiri

MUP-i i Serbisë ka mbledhur të dhëna për futbollistët shqiptarë të Zvicrës. Këtë informacion e jep një portale serb, “insajder.net”. Kjo është më shumë se skandal se me çfarë merren shovinistët serb dhe askush nuk e di se çfarë plane kanë për të ardhmen. Zyrtari i Ministrisë së Punëve të Brendshme ka mbledhur të dhënat personale të dy përfaqësues të futbollit zviceran me origjinë shqiptare me kërkesë të Zyrës për Kosovë dhe Metohi të Qeverisë së Republikës së Serbisë. Nga fundi i qershorit të këtij viti, në prag dhe gjatë Kampionatit Botëror të Futbollit në Rusi tablodiet publikuan dokumente me të dhëna personale për dy futbollistë zviceranë me origjinë shqiptare, të lindur në Serbi, siç dëshiron MUP-i i Serbisë ta konsiderojë Republikën e Kosovës.

Këto fëlliqësira serbe nuk kanë kufij dhe merren me diçka që as mendja e njeriut nuk mund ta imagjinojë! Ombudspersoni i Serbisë raportohet se ka kërkuar sqarime nga MUP-i për këtë. Sipas shpjegimeve të tij, dokumentet për këta futbollistë nuk i ka shpërndarë dikush i paautorizuar, por Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë. Sipas ligjit serb, nëse personi zyrtar të dhënat e siguruara me rrugë ligjore për persona ia jep tjetrit ose i përdor për qëllime për të cilat ato nuk janë të dedikuara, dënohet deri në tri vjet burgim. 

Image

Në fakt, ekipi kombëtar serb luajti kundër Zvicrës në Kupën e Botës.  Në fakt, janë publikuar edhe kopje të certifikatave të lindjes dhe të vdekjes dhe kopjet e shtetësisë së dy futbollistëve, dhe mund të shihni se të dy lojtarët, përveç Zvicrës kanë shtetësi serbe. Paradoks se jo mahi.  Sipas sqarimit të MUP-it për ombudspersonin del se dokumentet e kërkuara nuk u janë vënë në dispozicion tablodieve në mënyrë të pautorizuar nga dikush që punon në MUP, por nga Zyra për Kosovën, e se a do të bëjë Zyra kontroll të brendshëm dhe të sanksionojë personin që ka kryer veprën penale, mbetet punë për prokurorinë. Prandaj, ky rast është më shumë se skandal dhe i dënueshëm. Zyra e ashtuquajtur Kosovë dhe Metohi, dëshmon edhe  një herë se sa e rrezikshme është dhe askush nuk e di se çfarë kanë në kokat e tyre. Duhet kujtuar se Zvicra e kishte mposhtur me 2:1 Serbinë, në kuadër të Kampionatit Botëror dhe me golat e Granti Xhakës dhe të Xherdan Shaqirit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat