Kosova përfundon stërvitjen e paraditës, lojtarët optimist

Futboll

Kosova përfundon stërvitjen e paraditës, lojtarët optimist

Më: 4 shtator 2018 Në ora: 13:59
Kosova përfundon stërvitjen

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll, ka mbajtur seancën stërvitore të paraditës në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Përzgjedhësi i Kosovës,Bernard Challends ishte I fokusuar kryesisht në lojën në hapësira të vogla si dhe në presing.

Lojtarët dukeshin në formë të lartë, edhe pse disa prej tyre nuk kanë minuta të shumta në kohët e fundit me ekipet përkatëse të tyre, por sipas tyre ky nuk është një problem i madh, dhe ata do të jenë në gjendjë të japin më të mirën.

Kapiteni i Kosovës, Samir Ujkani ishte mjaftë i lumtur me rrjedhojen se si kanë shkuar deri më tani stërvitjen dhe sipas tij Kosova ka gjasa që të triumfojë në të dyja ndeshjet.

“Sot kemi bërë një stërvitje në një nivel shumë të mirë. Kushtet janë shumë të mira pasiqë fusha po na lejon për ti bërë ushtrimet maksimale. Kemi punuar taktkisht dhe fizikisht pasi disa prej lojtarëve duhet të rekuprohen për ndeshjet e ardhshme”, tha Ujkani.

Ndërkohë Milota Rashica i cili së fundi kishte një lëndim të vogël, qetësoi të gjithë duke treguar se ky lëndim nuk është edhe aq serioz dhe sipas tij do te jëtë në gjendje që të jap maksimumin për Kosovën në dy ndeshjet. “Pergatitjet po shkojnë shumë mirë. E kam pasur një lëndimi po nuk është shumë serioz. Jemi duke bërë gjërat e nevojshme dhe  besoj se çdo gjë do të jetë në rregull’, pohoi Rashica.

Hekuran Kryeziu ishte i lumtur pasi më në fund Kosova po gëzon infrastrukurën e duhur, sipas tij këtë e kanë pritur që një kohë të gjatë të gjithë.

“Stërvitja e dytë përfundoi, fusha është shumë e mirë. Janë këto gjëra që ne moti kemi dëshiruar si lojtarë dhe si përfaqësues, Nuk do të ketë më udhëtime si më herët  dhe shpresojme se çdo gjë do të shkoj ashtu siç duhet”,shtoi Kryeziu.

Kosova do ti luajë dy ndeshjet në kuadët të Ligës së Kombeve. Me 7 shtator do ta luajë ndeshjen e parë kundër Azerbejxhanit, ndërkohë ndeshjen e dytë do ta luajë në Prishtinë kundër Ishujve Faroe me datën 10 shtator./

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat