Reali shkëmbim gjigandësh me Juventusin

Futboll

Reali shkëmbim gjigandësh me Juventusin

Më: 4 shtator 2018 Në ora: 15:31
Ilustrim

Marcelo te Juventusi? Po mund të ndodhë. Të paktën këtë bën me dije “Tuttosport” teksa në këtë operacion fut edhe mbrojtësin e Juventusit, Aleks Sandro. Sipas medias italiane, Marselo nuk ka aspak marrëdhënie të mira me trajnerin Julien Lopetegui, dhe ka kontaktuar vazhdimisht me Ronaldon që kur ai ka shkuar te bardhezinjtë.

Kështu ky operacion është shumë i mundshëm që të ndodhë në janar. Edhe rregullat e reja të UEFA-s janë në favor të klubeve, teksa skuadrat mund të regjistrojnë lojtarë të rinj për fazat e eliminimit direkt pa kufizime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat