Bileta nga 2-50 euro për ndeshjen në Prishtinë

Futboll

Bileta nga 2-50 euro për ndeshjen në Prishtinë

Më: 4 shtator 2018 Në ora: 17:22
Bileta nga 2-50 euro për ndeshjen në Prishtinë

Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin se, nesër, pas orës 12:00, do të fillojë shitja e biletave për ndeshjen Kosova – Ishujt Faroe, që do të zhvillohet, të hënën, më 10 shtator, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në kuadër të Ligës së Kombeve. 

Biletat kushtojnë: në veri 2 euro, në jug 2 euro, në lindje 3 euro, në perëndim 5 euro, perëndim A 10 euro dhe VIP 50 euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat