Kombëtarja e Kosovës vunë lule të freskëta mbi varrin e Fadil Vokrrit

Futboll

Kombëtarja e Kosovës vunë lule të freskëta mbi varrin e Fadil Vokrrit

Më: 4 shtator 2018 Në ora: 17:42
Kombëtarja e Kosovës vunë lule të freskëta mbi varrin e Fadil Vokrrit

Kombëtarja e Kosovës që është grumbulluar në prag të ndeshjeve kualifikuese për Ligën e Kombeve, kundër Azerbajxhanit dhe Ishujve Faroe, ka bërë homazhe te varri i presidentit Vokrri. Futbollistët, shtabi teknik dhe zyrtarë të FFK-së të shoqëruar nga Gramozi djali  i legjendës Vokrri, vunë lule të freskëta mbi varrin e tij. Me këtë rast përzgjedhësi i Kombëtares Bernard Chalandes, të cilin po e mashtronin lotët u shperh:” Këtu jam për shkak të Fadil Vokrrit, një njeriu të madh, futbollist i jashtëzakonshëm, ndaj me te kam mundur të bisedojë, për shumëçka, për futboll,për lojën, taktikën dhe shumë gjëra, Tash ai nuk është, por ne duhet të vazhdojmë. Nuk i them se do të fitojmë  për te, por i them se do të luajmë për te. Do të luajmë për vete për familjet tona dhe për Kosovën. Shpresojë se nuk do ta zhgënjejmë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat