A është në rrezik?

Futboll

A është në rrezik?

Më: 4 shtator 2018 Në ora: 17:47
Jose Mourinho

Të gjithë janë të shqetësuar për mundësinë e shkarkimit të trajnerit të Manchester United, ai vetë, Jose Mourinho bën shaka duke thënë se largimi i tij do t’i kushtonte shumë klubit, pasi hedh poshtë shqetësimet se puna e tij është në rrezik.

United siguroi një fitore 2:0 me Burnley të dielën, pas një fillimi të turbullt të tyre, që përfshiu humbjet e njëpasnjëshme ndaj Tottenham dhe Brighton.

Bordi i United e mbështeti Mourinhon pas humbjeve. Ndërsa trajneri qeshi kur gazetaret e pyetën nëse puna e tij ishte e kërcënuar.

“Ata thonë që jam në rrezik, por unë nuk mendoj kështu. Nëse do më heqin, a e keni idenë sa shumë para do duhet të më japin?”, ka thënë Mourinho për Gazzetta dello Sport dhe La Republica.

Mourinho është parë duke duartrokitur me tifozët në shtëpi pas humbjes me Spurs, por ai pranoi se reagimi pozitiv nga tifozët kishte një ndikim të madh në mentalitetin e ekipit të tij përpara ndeshjes me Burnley.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat