Shaqiri dhe Xhaka e kanë kryer punën me Serbinë

Futboll

Shaqiri dhe Xhaka e kanë kryer punën me Serbinë

Nga: Kemajl Goca Më: 4 shtator 2018 Në ora: 18:59
Xherdan Shaqiri

Një është e qartë, data 22 qershor e vitit 2018, do të kujtohet gjithmonë, mbrëmja kur kapitulloi Serbia dhe u eliminua nga Kampionati Botëror – “Rusia 2018” në futboll. Serbinë e eliminuan shqiptarët nga Kosova, që luajnë për kombëtaren e Zvicrës, pra golat e Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit. Serbisë ende i dhemb dhe nuk ka ilaç që ia shëron at plagë. Ende e ka në kujtesë shqiponjën dykrenore te Granit Xhakës, Xherdan Shaqirit, Stephan Lichtsteinerit dhe Valon Behramit.

Image

Lichtsteiner dhe Xhaka

Dhe Serbia ende vajton pa ndalë për at humbje dhe ankohet për shqiponjën dykrenore. Sot trimat tanë kërkuan falje në një farë forme për shqiponjën kundër Serbisë. Një gjë duhet ta dimë të gjithë, se Xhaka e Shaqiri e kanë kryer punën me Serbinë pikërisht me 22 qershor të vitit 2018, pra diçka para orës 22.00!  Aty ia dhanë flakeshin e fuqishëm Beogradit dhe Serbisë, në at moment dukej si një tërmet rreth e përreth Serbisë pa e llogaritur edhe Kalingradin në Rusi.

Çdo gjë ka përfunduar me 22 qershor dhe Serbia kapitulloi nga Kampionatit Botëror! Kjo fitore me rezultat 2:1 ishte sikur ta fitosh Kampionatin Botëror! Kjo ishte qershia mbi tortë për gjithë kombin shqiptar dhe për gjithë Zvicrën. Humbja është humbje dhe serbët si gjithmonë i festojnë datat e humbjeve!  Serbia u mësua mi festuar datat e humbjeve dhe vajtuar sikur një bebe 6 muaj!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat