Icardi-Lautaro, qëndrojnë ende te Argjentina

Futboll

Icardi-Lautaro, qëndrojnë ende te Argjentina

Më: 4 shtator 2018 Në ora: 21:33
Mauro Icardi e Lautaro Martinez

Mauro Icardi e Lautaro Martinez do të qëndrojnë me përfaqësuesen e Argjentinës në Kaliforni dhe do të kthehen në Itali ditën e enjte të javës së ardhshme, 3 ditë përpara sfidës së Interit me Parmën.

Futbollistët e Interit që nuk ishin në sfidën me Bolognan për arsye fizike, zhvilluan seanca stërvitore të diferencuar nga pjesa tjetër e skuadrës së Argjentinës dhe nuk do të jenë në ndeshjen me Guatemalën që do të luhet ditën e premte në Los Angeles, ndërkohë që pritet të zbresin në fushën e lojës kundër Kolumbisë në Neë Jersey.

E gjithë kjo ka ardhur pas një akordi të arritur mes stafeve teknike të Interit e Argjentinës, pasi asnjë prej palëve nuk dëshiron të rrezikojë me lojtarët që kanë shfaqur probleme të vogla muskulare, duke nisur që nga Walter Samuel që është bashkëpunëtori i trajnerit të komanduar të Argjentinës, Lionel Skaloni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat