Kluivert: Dua të luaj titullar me Romën

Futboll

Kluivert: Dua të luaj titullar me Romën

Më: 5 shtator 2018 Në ora: 09:42
Justin Kluivert

Justin Kluivert konfirmon se dëshiron të luajë më shumë dhe të jetë deçiziv në Itali, mirëpo pranon se koha e tij ende nuk ka ardhur.

Talenti i Ajaxit gjatë verës iu bashkua Romës dhe asistoi një herë për Edin Dzeko në javën e parë të Serie A në sfidën ndaj Torinos.

“Unë dua të bëhem një titullar, prandaj u largova nga Ajax,” tha Kluivert për Fox Sports.

“Koha ime ende nuk ka ardhur, por kam luajtur disa minuta dhe jam i lumtur. Të gjithë e dinin se do të ishte një fillim i vështirë në Romë, sepse ata presin shumë”, vijoi ai.

“Në Ajax unë isha shumë më lirë në fushë, ndërsa këtu më duhet të luaj më afër qendrës. Ndihem gjithnjë e më i rehatshëm”, përfundoi Kluivert.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat