Kështu shkruajnë mediat serbe për Shaqirin në lidhje me Shqiponjën

Futboll

Kështu shkruajnë mediat serbe për Shaqirin në lidhje me Shqiponjën

Më: 5 shtator 2018 Në ora: 12:58
Kështu shkruajnë mediat serbe për Shaqirin në lidhje me Shqiponjën

Mediat serbe i kanë dhënë publicitet të madh deklaratave të Xherdan Shaqirit dhe Granit Xhakës, të cilët kërkuan falje për shkak të festimit të golave me shqiponjë në ndeshjen kundër Serbisë në botëroroin e Rusisë.

Gazeta Blic.rs vjen me titull: “Xhaka e Shaqiri iu kërkuan falje serbëve për shkak të shqiponjës”, kurse “Alo.rs” kishte dal me këtë titull: “Shaqiri kërkoi falje para se të vijë në Beograd, për shkak të shqiponjës, Xhaka fajësoi serbët”.

Kujtojmë se, Xherdan Shaqiri me Liverpoolin e tij me 6 nëntor në Marakana do të vij për të luajtur ndeshjen e Ligës së kampionëve kundër Crvena Zvezdës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat