Rakitici e injoron Messin: Modrici është lojtari më i mirë në botë

Futboll

Rakitici e injoron Messin: Modrici është lojtari më i mirë në botë

Më: 5 shtator 2018 Në ora: 16:47
Ivan Rakitic

Mesfushori kroat i Barcelonës, Ivan Rakitic, beson se lojtari më i mirë në botë është bashkëkombësi i tij në Real Madrid, Luka Modric, duke e lënë anash kështu bashkëlojtarin e tij në klubin katalonas, Lionel Messi.

Rakitici dhe Modrici ishin dy lojtarët kyç në skuadrën e Kroacisë për turneun e Kupës së Botës në Rusi, të cilët arritën deri në finale të kësaj gare, ku humbën kundër Francës, dhe përfunduan duke e marrë medaljen e argjendtë.

Ylli i Real Madridit arriti ta fitojë çmimin për lojtarin më të mirë të Kupës së Botës, si dhe dy çmimet e UEFA-s për mesfushorin më të mirë të vitit dhe lojtarin më të mirë të vitit. Ai tani është emëruar në top treshen edhe për çmimin e FIFA-s për lojtarin më të mirë.

Megjithatë, agjenti i Cristiano Ronaldos, Jorge Mendes, ka thënë se sipas tij ky venim ishte i turpshëm, pasi që e kishin injoruar Ronaldon. Edhe trajneri i Ronaldos në Juventus, Massimiliano Allegri, ka bërë të ditur se Ronaldo ishte i mërzitur që nuk u zgjodh për këtë çmim.

“Luka është tani lojtari kryesor i La Ligës, ai është lojtari më i mirë në botë dhe ne, kroatët, jemi shumë krenar me të. Uroj që ai ta fitojë edhe Topin e Artë sepse e meriton atë”.

“Ata që janë xheloz për Lukan, le të vdesin nga xhelozia e tyre! Jam krenar me të dhe jam aq i lumtur sa do të isha nëse unë do t’i fitoja këto çmime”.

“Kemi qenë së bashku me Kombëtaren për 11 vite, kemi kaluar nëpër shumë gjëra së bashku, e dua atë si vëllain tim. Unë jam i lumtur që ai ka vendosur të qëndrojë me Kombëtaren. Nuk e di se si do të vendosja nëse ai do të ishte pensionuar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat