Messi e zbulon pikën e tij të dobët

Futboll

Messi e zbulon pikën e tij të dobët

Më: 5 shtator 2018 Në ora: 18:24
Lionel Messi

Ylli argjentinas i Barcelonës, Lionel Messi, ka bërë të ditur se penalltitë janë pika e tij më e dobët sa i përket aftësive në futboll, dhe ai ka thënë se dëshiron ta përmirësojë këta aspekt të lojës së tij.

Nga shumë persona, Messi konsiderohet si një lojtarë më të mirë të të gjitha kohërave në futboll. Ai ka fituar shumë trofe me Barcelonën gjatë karrierës së tij, mirëpo këtë vit ai nuk është emëruar në top treshen e asnjë çmimi për lojtarin më të mirë në botë deri më tani.

Megjithatë, argjentinasi, i cili ka arritur t’i shënojë 71 nga gjithsej 88 penalltitë që ka gjuajtur gjatë karrierës së tij si futbollist, ka thënë se dëshiron të përmirësohet në gjuajtjen e penalltive, në mënyrë që të jetë edhe më i saktë.

“Dua të përmirësohem në gjuajtjen e penalltive. Do të doja të isha më efektiv.  Është shumë e vështirë. Nuk është e njëjtë si t’i ushtrosh, si t’i gjuash gjatë ndeshjes. Ka shumë faktorë të cilët ndikojnë”, ka thënë Messi.

“Ti mund të kesh një plan ose të kesh një ide të qartë se cfarë dëshiron të bësh, por vjen momenti që duhet ta bësh gjuajtjen e topit, kjo është shumë më e vështirë sesa që mund të duket”.

“Portierët e ditëve tona mund t’i mbrojnë edhe penalltitë të cilat portierët e mëhershëm nuk do të mund t’i kishin mbrojtur. Por, po, kjo është diçka në të cilën do të doja të isha më i mirë”.

Messi e kishte humbur një penallti në ndeshjen e Argjentinës kundër Islandës për turneun e Kupës së Botës në Rusi. Kjo ndeshje, e vlefshme për fazën e grupeve, kishte përfunduar me rezultat 1-1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat