Zidane: Madridi mendoi që ne dështuam sezonin e kaluar

Futboll

Zidane: Madridi mendoi që ne dështuam sezonin e kaluar

Më: 5 shtator 2018 Në ora: 19:11
Zinedine Zidane

Zinedine Zidane ka pranuar se Real Madridi mendonte “se ata kanë dështuar”, para mposhtjes kundër Juventusit sezonin e kaluar.

Los Merengues fituan 3-0 në Torino në Ligën e Kampionëve në çerekfinale, por u desh një penallti në minutat shtesë që ta konvertonte Cristiano Ronaldo që ata të kalonin në gjysmëfinale.

“Ky ishte një rast kur ne mendonim se do të eliminoheshim”, tha Zidane duke folur për faqen zyrtare të UEFA’s.

“Kjo është bukuria e futbollit, madje në nivelin më të lartë. Duhet të kujtoni që një ndeshje e tillë kurrë nuk përfundon para fishkëllimës se fundit, madje edhe nëse keni epërsi të mirë”.

“Duhet të jeni të sigurt që ti shmangeni humbjes se koncentrimit dhe të fokusoheni në lojën tuaj”.

Zidane ka fituar tre tituj në Ligën e Kampionëve për tri vite radhazi dhe ai është pyetur se cili triumf ka qenë për të më special.

“Të tre tituj ishin fantastik. Ata ishin speciale për arsye të ndryshme. I pari erdhi kur isha për herë të parë si trajner; i dyti ishte simbolik dhe interesant – me neve që u përballëm me Juventusin dhe patëm një pjesë të dytë fantastike”.

“I treti i dha fund sezones se tretë timen me Real Madridin si trajner”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat