Marcelo i përgjigjet Juventusit

Futboll

Marcelo i përgjigjet Juventusit

Më: 6 shtator 2018 Në ora: 00:35
Marcelo dhe Ronaldo

Marcelo shuan ëndrrat e tifozëve bardhezinj. Duke vijuar linjën e merkatos verore, të shumta ishin aludimet që qarkulluan në lidhje me transferimin e tij nga Real Madrid drejt Juventus, madje me thashethemet që kulmuan për materializimin e transferimit që në këtë janar të ardhshëm.

Referuar këtyre aludimeve, braziliani ka pranuar me kënaqësi Torinon si destinacionin e tij të radhës, i tunduar gjoja edhe nga dëshira për tu ribashkuar me ish-shokun e tij të skuadrës, mikun e tij të mirë, Cristiano Ronaldo.

Ishte vetë Marcelo, ai që në një intervistë të dhënë për televizionin e Real Madrid, i ka dhënë fund fjalëve, duke rikonfirmuar dëshirën e tij për të veshur fanellën e Los Blancos.

“Qndrimi im? Është një argument që nuk duhet përfolur. Jam shumë i lumtur nga Real Madrid, është shtëpia ime dhe kam shumë vite të tjera kontratë. Mbetet gjithmonë klubi më i mirë në botë dhe do të kem dëshirë gjithmonë që të luaj në klubin më të mirë në botë. dua të luaj për shumë vite në Madrid. E kam mendjen e qetë dhe dua të vazhdoj. Shumë persona të fshehur pas rrjeteve sociale flasin për çudira për të krijuar gjëra që nuk ekzistojnë. Jam i ekzaltuar njëlloj sikur të isha 18 vjeç. Qëndroj këtu deri në fund”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat