Cana, Tare e Strakosha, pretendentë për dy çmime “Ambasadorë të Sportit” - Bota Sot
Cana, Tare e Strakosha, pretendentë për dy çmime “Ambasadorë të Sportit”

Futboll

Cana, Tare e Strakosha, pretendentë për dy çmime “Ambasadorë të Sportit”

Më: 6 shtator 2018 Në ora: 06:36
Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare

Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, dhe portieri i klubit bardhekaltër, Thomas Strakosha, garojnë për dy çmime prestigjioze në vendin tonë.

Federata shqiptare e Futbollit ka promovuar një çmim të titulluar “Ambasador i Sportit Shqiptar”, me synimin për të vlerësuar personazhet sportive që eksportojnë kulturën shqiptare në botë.

Mes kandidatëve të parë është Tare, i shumëvlerësuar mes opinionit shqiptar sportiv e jo vetëm, si dhe portieri i ri lacial, Strakosha, djali i ish-legjendës së portës shqiptare, Foto Strakosha.

Në garë për këtë çmim është edhe Lorik Cana, ish-kapiteni i Kombëtares i tërhequr nga futbolli, por gjithnjë i gatshëm të eksportojë traditën më të mirë shqiptare në botë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...