Marcelo i ka mohuar kategorikisht zërat

Futboll

Marcelo i ka mohuar kategorikisht zërat

Më: 6 shtator 2018 Në ora: 10:50
Marcelo i ka mohuar kategorikisht zërat

Pak ditë më parë, Marcelo vinte në pikëpyetje vendimin e trajnerit të Real Madrid për ta zëvendësuar në të 60-tën kundër Gironës, e nuk ishin të paktë ata që ndër fjalët e mbrojtësit madrilen shihnin mesazhe “dashurie” për Juventusin.
Po mbrojtësi i Realit të Madridit, Marcelo, i ka mohuar kategorikisht zërat për një kalim të mundshëm të tij te Juventusi në Serie A. 
Deklarata e fundit e brazilianit nuk lë më vend për hamendësime.
“Kur nis çdo sezon i rij, fshij gjithçka sikur të mos kem fituar asgjë. Jam i uritur, dhe kjo dëshirë më bën të shtoj titujt. Çdo sezon jap më të mirën dhe luftoj për të fituar”, thotë fillimisht ai. 
“Jam shumë i lumtur këtu, njerëzit e dinë që kjo është shtëpia ime. Kam ende disa vite në kontratë, dhe jam në klubin më të mirë në botë. Ka shpesh zëra rreth meje, por e kam pasur të vështirë të provoj se dua të vazhdoj në Madrid. Unë vazhdoj bëj punën time çdo sezon. Dua ende të vazhdoj të luaj këtu”, vazhdon më tej braziliani.
“Kam parë që janë shkruar shumë gjëra pa lidhje. Thjesht flasin disa njerëz që japin opinione, dhe më pas krijojnë gjëra që nuk janë të vërteta. Por, siç e thashë, unë jam po aq i entuziazmuar sa 18-vjeçari Vinicius, dhe dua të vazhdoj të qëndroj këtute Reali deri në fund”, përfundon Marcelo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat