Shqipëria, gati për Izraelin

Futboll

Shqipëria, gati për Izraelin

Më: 6 shtator 2018 Në ora: 19:34
Shqipëria, gati për Izraelin

Christian Panucci, përzgjedhës i kombëtares së Shqipërisë, ka folur para sfidës së nëserme (20.45) kundër Izraelit, e vlefshme për Ligën e Kombeve, e cila luhet në stadiumin në Elbasan. “Skuadra është në formë, ka punuar mirë, është në gjendje të mirë. Jemi gati për Izraelin”, tha Panucci. Si i shpjegoni grumbullimet e futbollistëve që nuk kanë luajtur shumë? “Kam thënë se në role të caktuara duhej të merrja edhe lojtarë që nuk luanin për shkak të emergjencës. Kam zgjedhur eksperiencën”, tha ai. A do të vendosin fatin tuaj në drejtim të kombëtares ndeshjet me Izraelin dhe Skocinë? “Duhet të pyesni presidentin (Duka), unë punoj për të përgatitur ekipin për ndeshjet e radhës”, thotë ai.  Panucci shpreson në një lojë të mirë:

“Jemi përgatitur shumë mirë. Shpresoj që të kthehemi te fitorja”. Pas 8 formacionesh të ndryshme në 8 ndeshjet e fundit, a do të shohim edhe një formacion të ri? “Do ta shohim. Këtë herë i kemi besuar eksperiencës, do të shohim se kush do të zbresë në fushë”, përgjigjet ai. Kemi pësuar shumë gola në ndeshjet e fundit, mendoni se do të jetë ndryshe? “Urojmë se me kthimin e shumë lojtarëve situata të ndryshojë. Në dy ndeshjet e fundit kemi bërë shumë eksperimente”, tha Panucci. Ai flet edhe për Izraelin:

“Kemi parë videot dhe kemi parë atë që ka ndodhur. Tani kanë një trajner të ri, i cili do të sjellë ide të reja”. Të hënën do të shkoni në Glasgou, çfarë mendoni për Skocinë kujtimesh keni nga vizita juaj e fundit atje, kur ka shënuar edhe golin që ka eliminuar skocezët në 2008-ën? “Nuk dua të tregoj mungesë respekti, por unë do të mendoj për Skocinë nga dita e shtunë. Tani jam i përqendruar tek Izraeli”, tha Panucci. Më tutje tregon se njeh disa lojtarë të Izraelit: “I njoh sepse i kam studiuar, kanë shumë lojtarë cilësor, si Zahavi dhe Solomon. Një ekip i vështirë, për ne do të jetë një ndeshje e vështirë dhe e rëndësishme”. A dini ndonjë gjë për trajnerin e ri të Izraelit? “Di se ka drejtuar Amerikën, kombëtaren olimpike. Është shumë i përgatitur dhe skuadrat e tij kanë luajtur gjithmonë mirë. I uroj fat”, ka thënë Panucci.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat