Lojtarët më me eksperiencë kundër Izraelit

Futboll

Lojtarët më me eksperiencë kundër Izraelit

Më: 6 shtator 2018 Në ora: 22:05
Kapiteni Ansi Agolli, duket se do të jetë sërish në fushë për të dhënë kontributin e tij.

Ende nuk e ka ndarë mendjen për formacionin, por Cristian Panucci duket se kërkon të marrë rezultat në këtë takim. Për këtë italiani do të hedhë në fushë lojtarët më me eksperiencë të momentit që ka në dispozicion.

“Kemi përgatitur ndeshjen mirë dhe uroj të fitojmë nesër. Do të mbështetem tek lojtarët më eksperiencë. Në ndeshjet e fundit kemi bërë shume eksperimente për të forcuar skuadrën”.

Kapiteni Ansi Agolli, duket se do të jetë sërish në fushë për të dhënë kontributin e tij.

Në seancën e fundit stërvitore, u dhanë disa indicie se cili mund të jetë formacioni i mundshëm i Shqipërisë. Më modulin 4-3-2-1, apo siç i thonë italianët, si pema e Vitit të Ri, në mbrojtje para Strakoshës do të jenë Hysaj, Veseli, Gjimshiti dhe Agolli.

Në mesfushë Basha, Xhaka, Memushaj, Gavazaj dhe Hyka, të cilët e njohin mirë portën do të shërbejnë topa edhe për sulmuesin e vetëm të deklaruar Sindrit Gurin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat