Shqipëri-Izrael, gjithçka duhet të dini për sfidën e kuqezinjve

Futboll

Shqipëri-Izrael, gjithçka duhet të dini për sfidën e kuqezinjve

Më: 7 shtator 2018 Në ora: 09:17
Shqipëri

Shqipëria do të kthehet në fushë mbrëmjen e së premtes për ndeshjen e parë të Grupit C1 të Ligës C të Nations League, kompeticioni më i ri i UEFA-s. Lojtarët e Christian Panuçi do të presin në “Elbasan Arena” me kombëtaren e Izraelit.

Që nga shtatori i 2013-ës, ecuria e kuqezinjve kundër skuadrave që janë pjesë e Ligës C është: 3 fitore, 2 barazime, 5 humbje. Nga këto dhjetë ndeshje, vetëm në dy janë shënuar mbi 2.5 gola për takim dhe në vetëm një të dy skuadrat kanë arritur të gjejnë rrugën e golit.

Një statistikë interesante është ajo që tregon se fitorja e fundit e Izraelit kundër një skuadre me një pozicion më të mirë në renditjen e FIFA-s ka qenë pikërisht kundër Shqipërisë në një ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës, e fituar 3-0 në nëntorin e 2016-ës. Që nga gushti i 2012-ës, ecuria e Izraelit kundër skuadrave që janë pjesë e Ligës C është: 3fitore, 1 barazim, 4 humbje.

Fitorja e marrë nga Izraeli në nëntorin e 2016-ës ka qenë e para në dy ndeshjet e luajtura mes këtyre dy kombëtareve. Shqipëria u hakmor shtatë muaj më vonë në Tel Aviv, duke fituar me rezultatin 3-0. Kjo do të thotë se skuadra pritëse nuk ka shënuar akoma gol në përballjet mes këtyre dy ekipeve.

Lojtarët Kyç
– Ansi Agolli ka shënuar golin e dytë në fitoren e fundit që Shqipëria ka fituar në shtëpi: 2-0 kundër Lihtenshtejnit.
– Eran Zahavi ka shënuar një gol dhe ka dhënë një asist në vizitën e tij të fundit në Shqipëri.

Statistika
– Në rast se humbet, Shqipëria do të regjistrojë humbjen e katërt radhazi për herë të parë që nga periudha tetor 2016 – mars 2017.
– Dy transfertat e fundit të Izraelit janë vendosur nga një gol i vetëm.
– Ndeshja e fundit e Shqipërisë pa pësuar gol në shtëpi ka qenë kundër Lihtenshtejn.
– Në shtatë nga tetë ndeshjet e fundit të Izraelit kundër ekipeve të Ligës C, të dy ekipet kanë shënuar gol.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat