Trajneri i Argjentinës jep lajmin e madh për Leo Messin

Futboll

Trajneri i Argjentinës jep lajmin e madh për Leo Messin

Më: 7 shtator 2018 Në ora: 10:18
Lionel Messi dhe Lionel Scaloni

Trajneri i komanduar në krye të përfaqësueses së Argjentinës, Lionel Scaloni ka deklaruar se Albicelestet duhet të mos ushtrojnë presion mbi Lionel Messin me pretendimin që të rikthehet sa më shpejt në kombëtare.

Messi nuk është grumbulluar në ekipin përfaqësues të Argjentinës për dy ndeshjet e radhës ndaj Guatemala dhe Kolumbisë, dhe e ardhmja e tij është e paqartë.

Scaloni ka pranuar se ekipit i mungon Messi, por në lidhje me të ardhmen mund të flitet vetëm pasi të emërohet pasuesi i vërtetë i Jorge Sampaoli.

“Na mungon ai. Por duhet ta lëmë rehat. Ai duhet të shijojë familjen e tij, jetën e tij. Më pas të shohim se çfarë ndodh. Vetëm pasi të kemi një projekt, një emër trajneri përfundimtar, atëherë do të shohim se çfarë mendon Leo Messi”, deklaroi Lionel Scaloni, në cilësinë e trajnerit të emergjencës së Argjentinës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat