Gianni De Biasi nuk e harron Shqipërinë

Futboll

Gianni De Biasi nuk e harron Shqipërinë

Më: 7 shtator 2018 Në ora: 20:05
De Biasi gjithashtu është parë në hyrje të “Elbasan Arena” me presidentin e FShF-së, Armando Duka.

Për pak minuta në “Elbasan Arena” pritet të fillojë ndeshja, Shqipëri-Izrael.

Mes një atmosfere të vakët dhe pa shumë mbështetës, kuqezinjtë mbrëmjen e sotme do të kenë edhe një tifoz të veçantë. Bëhet fjalë për ish-trajnerin, Gianni De Biasi. Tekniku italian është parë të futet në stadium vetëm pak orë para fillimit të ndeshjes dhe do ta njek përballjen nga tribuna vip.

Herën e fundit që Izraeli erdhi për të luajtur në Shqipëri, De Biasi ishte në stolin e kombëtares kuqezi.

Tekniku italian u largua nga drejtimi i përfaqësues shqiptare pikërisht pas fitores 0-3 në izrael, e vlefshme për eliminatoret e kampionatit botëror, “Rusi 2018”.

De Biasi gjithashtu është parë në hyrje të “Elbasan Arena” me presidentin e FShF-së, Armando Duka.

Nuk dihet nëse kjo prani e De Biasit në stadium në prag të kësaj ndeshje mund të shërbejë si presion për trajnerin aktual të Shqipërisë, Panucci. Vlen të kujtojmë se Gianni De Biasi nuk është në drejtimin e asnjë skuadre për momentin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat