Duka: Synojmë fitore, stoli i Panuçit nuk do të lëkundet… ende

Futboll

Duka: Synojmë fitore, stoli i Panuçit nuk do të lëkundet… ende

Më: 7 shtator 2018 Në ora: 21:13
Armando Duka

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka ishte shumë optimist për rezultat pozitiv të Shqipërisë kundër Izraelit dhe në fjalën e tij para kësaj ndeshjeje, tha:

“Duhet të fillojmë mirë ndeshjen dhe të marrim fitoren e parë në këtë kompeticion të ri. Objektivi është vendi i parë.

Kur të përfundojë ndeshja, do të jap opinion se si ishin zgjedhjet e Panuçit për formacionin.

Stoli i Panuçit: Objektivi është të fitojmë, por dhe nëse nuk fitojmë, nuk do të ketë prerje kokash. Gjithçka varet nga rezultati. Por nuk kemi pse të mendojnë negativisht, do të mendojmë pozitivisht dhe të besojmë te kjo kombëtare.

Formula për kualifikim në evropian: Nuk është shumë e lehtë, pasi vetëm 4 skuadra shkojnë në evropian. Gjithsesi, ne do të bëjmë maksimumin që të marrin fitore dhe të arrijmë kualifikimin, por dhe nëse nuk ia dalim, duam të kalojmë nga Liga C në B”,- u shpreh Duka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat