Panucci: Më kritikuat sikur humbëm 2 finale Botërori

Futboll

Panucci: Më kritikuat sikur humbëm 2 finale Botërori

Më: 7 shtator 2018 Në ora: 23:28
Trajneri i Kombëtares, Christian Panucci, foli për mikrofonin e “RTSH” pas ndeshjes ku u shpreh: “Më në fund një fitore e shumëpritur, edhe pse e vuajtur".

Trajneri i Kombëtares, Christian Panucci, foli për mikrofonin e “RTSH” pas ndeshjes ku u shpreh: “Më në fund një fitore e shumëpritur, edhe pse e vuajtur".

Kemi rrezikuar shumë pjesën e parë, për gabimet tona. Ishin lojtarë që na vunë në vështirësi si Dabur, Xavi, e ritheksoj na vunë në vështirësi për gabimet tona, jo për meritë të kundërshtarit.

Ju e keni bërë të madhe faktin që kemi humbur 2 ndeshje miqësore, sikur kemi humbur një luftë të madhe. Ju e keni bërë kaq të madhe humbjet në miqësore, sikur humbëm 2 finale të Botërorit. Italia pësoi 7 gola në miqësore dhe nuk u mor askush. Kur erdha ishim të katër në grup. Në fund kaluam të tretët.

Sa e rëndësishme është transferta e Gllasgout pas kësaj fitore?

Është shumë mirë që shkojmë me fitore, duhet të rregullojmë disa probleme të vogla. Duhet të jemi me këmbë në tokë.

A ishte Shqipëria që doje?

I përcjell komplimente lojtarëve sepse bënë një pjesë të dytë shumë të mirë. Kundërshtarë të tjerë të venë shumë në vështirësi. E ritheksoj që pjesa e parë ishte jo e mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat