Jordi Alba: Dua të qëndroj në Barcelonë përgjithmonë

Futboll

Jordi Alba: Dua të qëndroj në Barcelonë përgjithmonë

Më: 8 shtator 2018 Në ora: 11:08
Jordi Alba

Jordi Alba po e planifikon që ta vazhdojë kontratën e tij me Barcelonën, dhe ai ka thënë se shpreson që do ta përfundojë karrierën e tij në “Camp Nou”.

Mbrojtësi i krahut të majtë është pjesë e Barcelonës që nga viti 2012, kur erdhi nga Valencia.

“Dëshira ime është që të mbetem në Barcelonë për tërë jetën time dhe me të vërtetë shpresoj që do të pensionohem këtu”, ka thënë Alba.

“Nuk është e lehtë të luash në Barcelonë, por unë jam në një vend shumë të lumtur dhe në moment të mirë të pjekurisë në jetën time”.

“Në futboll, gjërat janë shumë të mira”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat