Barcelona tani e kërkon Berardin e Sassuolos

Futboll

Barcelona tani e kërkon Berardin e Sassuolos

Më: 8 shtator 2018 Në ora: 15:24
Domenico Berardi

Ylli i Sassuols, Domenico Berardi, ka rënë në vëmendjen e Barcelonës, shkruajnë mediat spanjolle.

Klubi katalonas po mendon që ta transferojë sulmuesin në verën e ardhshme, për të cilën interesim ka shfaqur edhe Roma.

24-vjeçari italian i ka shënuar 68 gola dhe i ka bërë 46 asistime në 196 paraqitjet e tij me klubin italian.

Ky do të jetë edhe një ballafaqim tjetër mes Romës dhe Barcelonës, duke e kujtuar rastin e fundit që ndodhi gjatë kësaj vere, kur Barcelona ia mori nga duart Malcolmin  i cili ishte në aeroport duke  e pritur kalimin te Roma nga Bordeaux.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat