Shqiptarët e Zvicrës të gatshëm ta nisin mbarë ndaj Islandës, formacionet zyrtare

Futboll

Shqiptarët e Zvicrës të gatshëm ta nisin mbarë ndaj Islandës, formacionet zyrtare

Më: 8 shtator 2018 Në ora: 17:08
Zvicra

Zvicra do të synojë ta nisë shëndetshëm kampanjën e saj në Ligën e Kombeve kundër rivalit të saj në Grupin 2 të Ligës A, Islandës.

Zviceranët do të kërkojnë ta shfrytëzojnë bilancin pozitiv ndaj islandezëve – pesë fitore, një barazim dhe asnjë humbje – për ta fituar ndeshjen hapëse sonte në Kybunpark.

Zvicra është skuadër pothuajse e pamundur për t’u mposhtur në shtëpi, sepse është e pamposhtur që prej majit të vitit 2016, nëntë fitore dhe një barazim që prej atëherë.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “St. Gallen” në Kybunpark, duke filluar nga ora 18:00.

Dy futbollistët shqiptarë, Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka do ta nisin takimin nga fillimi.

Formacionet zyrtare të të dy skuadrave:

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat