Barcelona gjen portierin e së ardhmes

Futboll

Barcelona gjen portierin e së ardhmes

Më: 8 shtator 2018 Në ora: 17:14
Cillessen

Barcelona ka nisur të mendojë që tani për të ardhmen, edhe pse merkato sapo është mbyllur.

Skuadra “blaugrana” ka vendosur të largojë portierin e dytë Cillessen dhe të gjejë një alternativë sa më të mirë të jetë e mundur për gjermanin Marc-André Ter Stegen.

Numri 12 i Barcelonës do të jetë një pozicion bosh në verën e ardhshme dhe kjo është arsyeja përse kanë nisur kontaktet me Jeroen Zoet.

Portieri i PSV Eindhoven, 27 vjeç, ka një kontratë deri në vitin 2021 me klubin holandez. Ai kushton rreth 15 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat