“Triumfi i Francës në Kupën e Botës nuk vlen asgjë”

Futboll

“Triumfi i Francës në Kupën e Botës nuk vlen asgjë”

Më: 9 shtator 2018 Në ora: 07:45
Franca

Triumfi i Francës në Kupën e Botës nuk do të ketë asnjë ndikim në ndeshjen e së dielën të vlefshme për Nations League me Holandën, shprehet Ronaldo Koeman.

Të besuarit e Didier Deschamps do të presin Oranje në Paris në ndeshjen e dytë të kompeticionit, pas barazimit 0-0 me Gjermaninë dhe Koeman ka admirim të madh për kampionët e Kupës së Botës.

“Franca e fitoi me meritë Botërorin,” shprehet ai në konferencën për shtyp.

“Është një arritje e madhe, por gjithashtu pjesë e së shkuarës tashmë.

“Tani e kemi ne radhës për t’u ndeshur me kampionët e botës dhe duam të marrim një rezultat pozitiv.

“E shkuara nuk vlen më. Ajo që ka rëndësi është çfarë ndodh tani. Ekipi im duhet të jetë më kompakt dhe duhet t’i bëjmë shumë mirë gjërat. Nuk duhet të bëjmë gabime ndaj një kundërshtari të tillë.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat