Veliu tregon se si duhet të luaj Kosova nëse dëshiron fitore, kritikon pak Challandes

Futboll

Veliu tregon se si duhet të luaj Kosova nëse dëshiron fitore, kritikon pak Challandes

Më: 9 shtator 2018 Në ora: 14:19
Fetah Veliu

Kosova të hënën mbrëma do të ndeshet më Ishujt Faroe në Prishtinë, në kuadër të Ligës së Kombeve.

Ndërkohë trajneri i mirënjohur si dhe analisti Fetah Veliu, tregon mënyrën e lojës së Kosovës nëse ata dëshirojnë të nxjerrin një rezultat pozitiv në këtë ndeshje, e rezultati pozitiv në këtë ndeshje është vetëm fitorja.

Veliu në një pronocim  tha se Kosova ka mundësi të mëdha që të mposht Ishujt Faroe, por ndeshja duhet të luhet me një presing më të madhë si dhe Kosova të jetë në gjendje të dalë më përpara në fushë, njëkohësisht të sulmujë gjatë gjithë kohës.

“Përfaqësuesja e Kosovës kundër Ishujve Fahroe, duhet të aplikoj nga minuta e parë lojën e konceptuar mirë ofanzive, duke dalë përpara në pjesën e fushës se kundërshtarit dhe duke ushtruar presion dhe presing në hapësirë dhe në fazen kur kundërshtari posedon topin. Një skuader qe posedon elemente të larta të teknikës dhe të shpejtesis, në mesin e lojtarëve të perfaqësueses sonë, duke llogaritur në këto faktor qe poseson sulmi me Rashicen , Zenelin dhe Zhegrovën, por pa Muriqin dhe Nuhiun, te cilët për çdo eventualitet mund të kyqen në pjesën e dytë , varësisht nga zhvillimi dhe rezultati i pjesës së parë të lojes. Ndërsa kombëtarja e Ishujve Fahro, nuk posedon shpejtësi dhe teknik të duhur, prandaj skuadra jonë pa frikë duhet të dalë dhe të ushtrojë presion në gjysmën e fushës së kundërshtarit”,tha fillimist Veliu. 

Ndërkohë më pas ai vazhdoi duke analizuar ndeshjen e kaluar të Kosovës kundër Azerbejxhanit e cila përfundoi me rezultat të barabartë pa gola 0 me 0.

“Në Azerbejxhan, përfaqesuesja jonë nuk pati forcë dhe guxim të interpretojë në pjesën më të madhe të ndeshjes presion larg portës se Ujkanit, edhe pse u pa që në fillim se kombëtarja e Azerbejxhanit, nuk posedon lojtar të vlerave të larta teknike, as edhe shpejtësi në sulm dhe finalizim te lojës, atëherë përzgjedhësi jonë Challandes, kishte shkuar në Baku vetëm për të fituar një pikë, pasi nuk diti të interpretoj dhe rekomandoj lojtarëve që të keneë guxim të ushtrojnë mëtej presion dhe presing në gjysmën e kundërshtarit dhe më shumë të atakoj portën  e kundërshtarit”, shtoi ai.

Veliu në fundë kritkoi paksa edhe përzgjedhësin e përfaqësuesë sonë pasi sipas tij ai kishte shkuar në Baku pa informacione për skuadrën kundërshtare.

“Kjo  çfarë ndodhi në Baku, tregon se perzgjedhësi jonë Bermard Challandes, nuk ka studiuar sa duhet vlerat dhe potencialin e skuadrës kundërshtare, as nuk ka interpretuar gjatë lojës kapacitetet e dobëta organizative të kombëtares Azerbejxhanase, dhe nuk ka gjetur solucion e duhur taktik që të aplikoj dhe të përdorë kundër një kombëtare jo edhe aq të organizuar, sa u fol e u stërfol para ndeshjes”, përfundoi Veliu.

Ndeshja kundër Ishujve Faroe fillon nga ora 20:45 dhe interesimi për të qenë në stadiumin Fadil Vokrri është jashtëzakonisht i lartë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat