Koeman, fitorja objektivi i vetëm

Futboll

Koeman, fitorja objektivi i vetëm

Më: 9 shtator 2018 Në ora: 16:00
Koeman, fitorja objektivi i vetëm

Franca rikthehet në Stade de France tashmë si kampionia e re e Botës. Pas sfidës së parë ndaj Gjermanisë në Munich, skuadra e Deschamps do të sfidojë sot në Paris, Holandën e Ronald Koeman në takimin e dytë të grupit 1 të Ligës A në Nations League. Tulipanët do të ishin të kënaqur edhe me një barazim në këtë sfidë, ndërkohë që gjelat do të tentojnë vetëm fitoren pasi synojnë vendin e parë në grup. Franca dhe Holanda ishin në të njëjtin grup edhe në eliminatoret e Kupës së Botës Rusi 2018, me skuadrën e Deschamps që i fitoi të dyja ndeshjet madje duke mos pësuar asnjë gol nga portokallinjtë. Aktualisht diferencat mes tyre janë shumë të mëdha në cilësi dhe Holanda duket si një kombëtare e vogël para Francës duke parë emrat që kanë në përbërje gjelat. Francë-Holandë do të startojë në orën 20:45 dhe do të transmetohet live në Supersport 2. Më herët në ekranin tonë do të keni mundësi të ndiqni edhe duelin e Ligës B, Danimarkë-Uells që i përket Ligës B, por edhe takimin e Maqedonisë në Ligën D ndaj Armenisë, sfida do të nisin në orën 18:00.  Në orën 20:45 nuk mungon as miqësorja e luksit mes Gjermanisë dhe Perusë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat