Fitorja e parë e trajnerit nga Kosova në Slloveni

Futboll

Fitorja e parë e trajnerit nga Kosova në Slloveni

Nga: K. Goca Më: 9 shtator 2018 Në ora: 17:01
Nebih Zeneli

Më shumë vështirësi ballafaqohet Brezhice, por gradualisht po e marrin veten dhe duke iu falënderuar edhe punës së trajnerit të ri, Nebih Zenelit nga Kosova.  Pas barazimit javën e kaluar, Brezhice ia doli të shënoi fitoren e parë në kampionat, me rezultat 2:1 kundër Biljes, në Ligën e Dytë të Sllovenisë në futboll.  “Ka qenë ndeshje shumë e vështirë dhe qysh në minutën e 18-të kemi mbetur me 10 lojtarë në fushë, megjithatë ja arritëm qëllimin edhe pse shumë më vështirësi. Gradualisht po ikim nga fundi i renditjes”, tha për gazetën kombëtare “Bota sot”, Zeneli. Pas gjashtë jave Brezhice është në vend të 14-të me 4 pikë (1 fitore, 1 barazim e 4 humbje).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat