Ishujt Faroe zhvilluan stërvitjen në Prishtinë

Futboll

Ishujt Faroe zhvilluan stërvitjen në Prishtinë

Nga: K. G. Më: 9 shtator 2018 Në ora: 19:17
Ishujt Faroe zhvilluan stërvitjen në Prishtinë

Ishujt Faroi synojnë befasi në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Kombëtarja e Ishujve Faroe nën drejtimin e përzgjedhësit Lars Olsen zhvilluan stërvitjen në stadiumin “Fadil Vokrri”. Ishujt Faroe janë të frymëzuar pas fitores me rezultat 3:1 ndaj Maltës dhe kërkojnë pikë edhe në kryeqytet. Tifozët “Dardanët” kanë përgatitur një koreografi që t’i japin pamje fantastike kësaj sfide të Ligës së Kombeve. Me një fjalë, Ishujt Faroe janë në presion të Kosovës! Edhe bastet e ndryshme vlerësojnë Kosovën si favoritë, duke pasur koeficientin 1.65 për fitore, për barazim 3.70 dhe për triumfin e Ishujve Faroe e ka 6.5.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat