Besa në krye! Vëllaznimi dëshpëroi, Trepça fundoset!

Futboll

Besa në krye! Vëllaznimi dëshpëroi, Trepça fundoset!

Nga: Kemajl Goca Më: 9 shtator 2018 Në ora: 19:19
Ilustrim

Besa nga Peja importoi tri pikë të mëdha nga stadiumi “Adem Jashari” në Mitrovicë. Pejanët shënuan fitore me rezultat 1:0 kundër rivalit të vjetër Trepçës, në kuadër të javës së tretë të Ligës së Parë të Kosovës në futboll. Përderisa Besa është në krye me 7 pikë, Trepça fundoset (i 15-ti) me 0 pikë! Vëllaznimi nga Gjakova dëshpëroi me rezultat 0:0 në duel me Drenasin. Skuadra mysafire mori pikë të madhe dhe duke shkaktuar edhe senzacion gjatë kësaj jave. Për gjakovarët barazimi është sikurse humbje, kurse për Drenasin sikurse fitore. Vushtrria ashtu si di edhe nuk fali në Hogosht, duke i shkaktuar humbje me 3:0 Kikës. Vllaznia nga Pozherani, si vendas mundet me 3:0 nga Bashkimi i Koretinit, ndërsa Arbëria nga Dobraja arkëtoi tri pikë. Ata shënuan fitore me rezultat 2:1 ndaj 2 Korrikut të Prishtinës.

Liga e Parë, java 3

Onix-Dukagjini    2:2

Vitia-Istogu         3:0

Ramiz Sadiku-Fushë Kosova 2:0

Vëllaznimi-Drenasi       0:0

Arbëria-2 Korriku         2:1   

Kika-Vushtrria     0:3

Vllaznia-Bashkimi (K) 0:3

Trepça-Besa 0:1

Tabela

1.Besa        3       2       1       0       7

2. Vëllaznimi       3       2       1       0       7

3. Onix       3       2       1       0       7

4. Dukagjini         3       2       1       0       7

5. Vushtrria         3       2       0       1       6

6. Arbëria   3       2       0       1       6

7. Vitia       3       2       0       1       6

8. Bashkimi (K)    3       1       1       1       4

9. Drenasi  3       1       1       1       4

10. Kika      3       1       1       1       4

11. Ramiz Sadiku         3       1       0       2       3

12. Fushë Kosova         3       1       0       2       3

13. Istogu  3       1       0       2       3

14. Vllaznia         3       0       1       2       1

15. Trepça 3       0       0       3       0

16. 2 Korriku       3       0       0       3       0

Në javën e katër takohen: Istogu-Trepça, Bashkimi (K)-Vitia, Vushtrria-Vllaznia, 2 Korriku-Kika, Drenasi-Arbëria, Dukagjini-Vëllaznimi, Ramiz Sadiku-Onix dhe Fushë Kosova-Besa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat