Franca ka mposhtur Holandën me rezultat 2-1 në ndeshjen e Ligës së Kombeve.
Kampionët e Botës konfirmuar formën e mirë që po i ndjek edhe pas triumfit në Kupën e Botës në Rusi.
Franca e nisi shumë mirë ndeshjen me një dominim total në minutat e para të ndeshjes.
Golin e parë gjelat e arritën në minutën e 14-të me anë të futbollistit të disponuar, Kilian Mbappe.
Tulipanët u “dhezën” në pjesën e dytë, ku arritën edhe të barazojnë rezultatin.
Golin e barazimit e shënoi Ryan Babel në minutën e 67-të pas një aksioni shumë të bukur.
Por Franca u kundërpërgjigj dhe kërkoi me ngulm fitoren.
Golin e triumfit e shënoi Olivier Giroud në minutën e 75-të të ndeshjes.
Franca është në vendin e parë të Grpit 1 të Ligës A me gjashtë pikë, Gjermania e dyta me një pikë dhe Holanda nuk ka grumbulluar asnjë pikë.