Latifi: Sot, luani për Fadil Vokrrin!

Futboll

Latifi: Sot, luani për Fadil Vokrrin!

Nga: K. Goca Më: 10 shtator 2018 Në ora: 11:58
Driton Latifi

Analisti sportiv, Driton Latifi, ka një mesazh për djelmoshat e kombëtares së Kosovës në futboll, para sfidës me Ishujt Faroe, që luhet sot në orën 20.45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. “Djem sot kur te dilni në fushë, dot jeni vërtetë në shtëpinë e juaj, ku dot luani për Kosovën. 
Sot mos luani vetëm për Kosovën, sot luani për njeriun që ju ka bo krejtve bashke. 
Luani për njeriun që i ka dhënë shpresë gjeneratave të tëra.
Luani për atë që mundësoi Kosova të luaj me identitetin e vet në arenën ndërkombëtare.
Luani për njeriun që më nuk është në mesin tonë, por i cili na la një trashëgimi të madhe në futbollin ndërkombëtarë. Shumë prej juve jeni rrit me emrin e tij duke e dëgjuar nga prindërit tuaj, Sot e keni shansin të bëni krenar në qiell një dikë që dot jetë me juve gjithmonë.
Sot, luani për Fadil Vokrrin!”, shkruan Latifi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat