Kosova ia ka borxh Fadil Vokrrit...

Futboll

Kosova ia ka borxh Fadil Vokrrit...

Nga: Kemajl Goca Më: 10 shtator 2018 Në ora: 12:35
Kosova ia ka borxh Fadil Vokrrit...

Sot (20.45) na duhet një atmosferë ashtu si dinë ta bëjnë tifozët ‘Dardanët’. Sot na duhet lojë e bukur dhe mbi të gjitha fitore. Një fitore në stadiumin e rinovuar “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Sot, kombëtarja e Kosovës ia ka borxh fitoren legjendës së futbollit, të ndjerit Fadil Vokrri, që ndërroi jetë me 9 qershor të këtij viti, sa ishte në krye të Federatës së Futbollit të Kosovës. Njeriu që me punën e tij e futi futbollin e Kosovës në UEFA e FIFA. Njeriu që, e njohu e gjithë bota.

Djelmoshat e Kosovës sot duhet të luftojnë me mish e më shpirt, për fitore! Fitorja do të jetë për Fadil Vokrrin dhe për shtetin tonë.  Kosova e përgatitur me tërë arsenalin sportiv synon fitore kundër Ishujve Faroe, në ndeshjen e xhiros së dytë të Ligës së Kombeve Divizioni D. Të gjithë ia kanë sytë nga stadiumi ‘Fadil Vokrri’.  

Emocionet janë të pakufishme, rreth 13 mijë bileta janë shitur, kurse organizimi do të jetë në nivelin më të lartë. Fadil Vokrri, sot i mungon shumë FFK-së, futbollit të Kosovës dhe në përgjithësi shqiptarisë. Fadil, sot ta kemi borxh fitoren.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat