Rashford nuk do të luajë si sulmues qendror deri sa të largohet Mourinho

Futboll

Rashford nuk do të luajë si sulmues qendror deri sa të largohet Mourinho

Më: 10 shtator 2018 Në ora: 17:17
Marcus Rashford

Marcus Rashford nuk do të jetë kurrë sulmuesi kryesor i Manchester United, pretendon Alan Shearer.

20-vjeçari zakonisht është përdorur si një sulmues anësor te Djajtë e Kuq, sidomos nën drejtimin e Jose Mourinho-s, megjithëse ka pranuar gjithmonë se pozicioni i tij i preferuar është qendra e sulmit.

Shearer, golashënuesi më i mirë i Premier League me 260, beson se Rashford ka potencialin për të qenë një nga sulmuesit më të mirë në botë por është e pamundur të ndodhë nën drejtimin e Mourinho-s tek United.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat