Shaqiri me shokë sfidojnë Anglinë!

Futboll

Shaqiri me shokë sfidojnë Anglinë!

Nga: Kemajl Goca Më: 10 shtator 2018 Në ora: 18:26
Shaqiri me shokë sfidojnë Anglinë!

Zvicra është në formë të mirë, të cilën e dëshmoi me fitoren e thellë me rezultat 6:0 ndaj Islandës, në ndeshjen e Ligës së Kombeve, Divizioni A. Futbollistët e Zvicrës kësaj radhe nuk luftojnë për pikë, por do të paraqiten në një miqësore ndaj Anglisë, gjysmëfinaliste e edicionit të kaluar në Kampionatin Botëror – “Rusia 2018”.  Xherdan Shaqiri me shokë sfidojnë Anglinë në stadiumin “King Power” në Leicester, e cila luhet nesër në orën 21.00. Shqiptarët si Shaqiri, Granit Xhaka, Admir Mehmedi e Albian Ajeti, treguan lojë shumë të mirë kundër islandezëve dhe me përjashtim të Xhakës të gjithë shënuan gola. Shaqiri dhe Xhaka si zakonisht pritet të nisin sfidën si titullarë, por mbetet të shihet me Mehmedin dhe Ajetin, ky i fundit debutoi me gol kundër Islandës. Përzgjedhësi i Zvicrës, Vlladimir Petkoviç, ka test të vështirë por edhe shumë të rëndësishëm për të parë formën e lojtarëve të tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat