City dhe United në garë për Nevesin, Wolves ia cakton çmimin e largimit - Bota Sot
City dhe United në garë për Nevesin, Wolves ia cakton çmimin e largimit

Futboll

E hënë, 22 tetor 2018

City dhe United në garë për Nevesin, Wolves ia cakton çmimin e largimit

Më: 10 shtator 2018 Në ora: 22:43
Ruben Neves

Ruben Neves ka shkëlqyer me skuadrën angleze Wolverhampton Wanderers në këtë fillim edicion.

Mesfushori portugez ka mahnitur me paraqitjet e tij në katër ndeshjet e para në Ligën Premier, por ka qenë lojtari kryesor i Wolves edhe në Championship.

Falë paraqitjeve të mira, Neves ka përfunduar në listën e dy gjigantëve anglez Manchester City dhe Manchester United.

Wolves është e gatshme ta lë të largohet lojtarin, por dëshiron të fitojë sa më shumë nga shitja e tij.

Daily Star ka raportuar se klubi anglez i ka caktuar edhe çmimin e largimit yllit të tyre.

Klubi i ardhur nga Championshipi i ka caktuar çmimin e largimit prej 70 milionë eurove mesfushorit portugez.

Si Pep Guardiola ashtu edhe Jose Mourinho e pëlqejnë shumë lojtarin dhe kanë shprehur interesim për ta transferuar në janar.

Neves iu bashkua Wolverhamptonit vitin e kaluar për një shumë prej 18 milionë euro.

21-vjeçari ka kontratë me klubin anglez deri në qershor të vitit 2023.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test